Kryeministri Kurti emëron Fatbardha Eminin, zëvendësministre në MAPL
Prishtinë, 22 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot znj. Fatbardha Emini, zëvendësministre në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL)
Kryeministri Kurti duke i uruar suksese në detyrën e re, tha se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do ta ketë mbështetjen e Qeverisë në avancimin e politikave zhvillimore që ndërlidhen me komunat e Kosovës.