22 Janar 2025

Kryeministri Isa Mustafa vizitoi Komunën e Mitrovicës

Mitrovicë, 14 gusht - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Qeverisë, ka vizituar sot Komunën e Mitrovicës, ku janë pritur nga kryetari Agim Bahtiri.

Pas takimit, kryeministri Mustafa dhe kryetari Bahtiri kanë vizituar zonën e lirë industriale ekonomike në fshatin Frashër dhe ndërmarrje të suksesshme në Mitrovicë.

Në një deklaratë për media, kryeministri Isa Mustafa ka premtuar përkrahje për zonën e lirë industriale ekonomike, për harmonizimin e legjislacionit për këto zona të cilat kanë për synim nxitjen e investitorëve të jashtëm.

“Bashkërisht konkluduam se Komuna e Mitrovicës meriton përkrahje dhe një kujdes më të madh nga Qeveria, sepse kanë mbetur mjaft shumë investime pa përfunduar, sidomos ato të infrastrukturës. Kemi një disproporcion ndërmjet shërbimeve të cilat i kryen Komuna e Mitrovicës për qytetarët që janë banorë të përhershëm të kësaj Komune, dhe banorët që janë përkohësisht dhe janë shpërngulur nga veriu në pjesën jugore, ndërkaq nuk bilancohen në Buxhetin e Republikës së Kosovës dhe as në ndarjen e grantit të përgjithshëm”, ka theksuar kryeministri.

Kryeministri Mustafa ka premtuar investime edhe në fushën e arsimit, sidomos në përfundimin e shkollave që kanë filluar të ndërtohen më herët.

“Poashtu, është kërkuar që të përkrahim disa projekte në partnerit publiko-privat që Mitrovica i ka pasur si iniciativa, por po shkojnë më ngadalë tek ministritë përkatëse. Unë konsideroj se bashkëbisedimi i tillë, vizitat e tilla dhe kontaktet më të shpeshta, jo vetëm në nivel të kryeministrit dhe të kryetarit të Komunës, por edhe ministrive përkatëse do të krijojnë kushte që projektet që i kemi filluar dhe ato që duhet t’i bëjmë në këtë pjesë, t’i qojmë me kohë përpara”, ka shtuar kryeministri Mustafa.

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ka falënderuar kryeministrin Mustafa për interesimin që të mbështes zhvillimin ekonomik të Mitrovicës. “Ju e dini që unë jam për zhvillim ekonomik, kjo është themelore, që të bëhet zhvillim ekonomik siç kërkojnë investitorët”, ka shtuar ai.

Kryeministri Isa Mustafa dhe kryetari Agim Bahtiri kanë vizituar edhe Ndërmarrjen “Bunjamini” në fshatin Shupkovc.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)