Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev viziton sot Kosovën
Prishtinë, 12 dhjetor - Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, sot viziton Kosovën. Kjo do të jetë vizita e parë e një kryeministri të Maqedonisë në Kosovë.
Gjatë vizitës në Prishtinë, Zaev do të takohet me zyrtarët më të lartë të Kosovës, presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, dhe kryetarin e kuvendit, Kadri Veseli.
Në delegacionin e qeverisë së Maqedonisë, do të jenë edhe ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministri për transport dhe lidhje, Goran Sugareski, ministri i kulturës, Robert Alagjovski, dhe ministri i angazhuar për diasporë, Edmond Ademi.