19 Janar 2025

Kryeministri i Luksemburgut uron presidentin Thaçi

Prishtinë, 13 prill -  Kryeministri i Dukatës së Madhe të Luksemburgut, Xavier Bettel, i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në të cilën shprehet i bindur për forcimin e mëtejmë të lidhjeve miqësore mes dy shteteve dhe popujve.

 

Kjo është letra e kryeministrit të Dukatës së Madhe të Luksemburgut, Xavier Bettel, dërguar Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit.

 

Shkëlqesia e Tij Hashim Thaçi

President i Republikës së Kosovës

Prishtinë

 

Shkëlqesi,

Me rastin e zgjedhjes tuaj si President i ri i Republikës së Kosovës, dua t’ju përcjell përgëzimet e mia më të ngrohta dhe urimet më të mira për kryerjen e suksesshme të detyrave tuaja të rëndësishme.

 

Jam i bindur se së bashku ne do të mund të forcojmë edhe më tej lidhjet miqësore mes shteteve dhe popujve tanë dhe gjithashtu të thellojmë bashkëpunimin në nivel bilateral, evropian dhe ndërkombëtar.

 

Ju lutem pranoni, Shkëlqesi, konsideratat e mia më të larta.

 

Xavier Bettel

Kryeministër

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)