Kryeministri Hoti sot përballët me Platformën e Shoqërisë Civile për Dialog
Prishtinë, 16 shtator - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon diskutimin “Kryeministri i Kosovës përballë Platformës së Shoqërisë Civile për Dialog”, një diskutim i kryeministrit Avdullah Hoti me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe medias.
Në këtë event do të diskutohet lidhur me marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë si dhe pritjet nga procesi i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.