01 Janar 2025

Kryeministri Hoti merr pjesë në Samitin e Sofjes

Prishtinë,  9 nëntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, nesër do të marrë pjesë në Samitin e Sofjes - Vendet e Ballkanit Perëndimor  6, i cili është vazhdimësi e Procesit të Berlinit.

Tema e Samitit të Sofjes, është Tregu i Përbashkët Rajonal - Katalizator drejt Tregut të Bashkimit Evropian.

Për shkak të pandemisë me Covid 19, takimi do të jetë virtual dhe Republika e Kosovës do të marrë pjesë mbi bazën e të barabartëve.

Në Samitin e Sofjes, do të marrin pjesë: Kancelarja Gjermane, Angela Merkel, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi dhe burrështetas të tjerë të vendeve anëtare të BE-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)