27 Dhjetor 2024

Kryeministri Hoti liroi nga detyra ministren Haradinaj- Stublla

Prishtinë, 9 mars - Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, ka liruar nga detyra ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Meliza Haradinaj-Stublla.

Ministrja Haradinaj-Stublla përmes një letreje i ka ofruar Kryeministrit Hoti, dorëheqjen e parevokueshme nga detyra e ministres së Republikës së Kosovës për Punë të Jashtme dhe Diasporës.

Ditëve në vazhdim, kryeministri Hoti do të emërojë ministrin e ri të Punëve të Jashtme dhe Diasporës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)