01 Janar 2025

Kryeministri Hoti kërkon nga BE-ja ta trajtojë Kosovën si të barabartë

Prishtinë, 5 nëntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, është pritur në takim nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin.

Ai me këtë rast e ka falënderuar Eminencën e Tij, Kardinalin Parolin, që Selia e Shenjtë ka mbështetur popullin e Kosovës, duke kontribuar kështu për paqen e qëndrueshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri Hoti, e ka njoftuar Kardinalin Parolin me rrjedhën e  procesit të dialogut me Serbinë dhe me të drejtat të cilat i gëzojnë serbët e Kosovës në të gjitha nivelet.

Kryeministri Hoti, me Kardinalin Parolin, ka biseduar edhe për liberalizimin e vizave dhe lëvizjen e  lirë të qytetarëve, mallrave, shërbimeve dhe të kapitalit, duke nënvizuar përkushtimin institucional për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Ndër temat boshte të takimit ka qenë edhe mosnjohja e Republikës së Kosovës nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Kryeministri Hoti, ka kërkuar që BE-ja ta trajtojë Kosovën si të barabartë në mesin e të barabartëve, gjë që do përbënte një kthesë pozitive në dobi të stabilitetit të qëndrueshëm, sigurisë dhe zhvillimit ekonomik afatgjatë të rajonit.

Kryeministri Hoti, me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Parolin, ka biseduar edhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe të komunikimit përmes marrëveshjeve të mirëkuptimit, që do të rezultonte me njohje të vlefshme të sistemit të vlerave të përbashkëta të të dyja vendeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)