19 Janar 2025

Kryeministri holandez uron presidentin Thaçi

Prishtinë, 13 prill -  Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në të cilën thotë se lidershipi i të parit të vendit do të jetë kyç në nxitjen e zhvillimit dhe stabilitetit në vendit, veçanërisht përmes zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

 

Kjo është letra e kryeministrit holandez, Mark Rutte, dërguar Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit.

 

Shkëlqesia e Tij z. Hashim Thaçi

President i Republikës së Kosovës

PRISHTINË

 

Shkëlqesia Juaj,

 

Më lejoni të shpreh përgëzimet e mia për zgjedhjen tuaj në postin e presidentit.

Në periudhën në vijim do të ketë shumë sfida, por edhe shumë mundësi.

 

Lidershipi juaj do të jetë kyç në nxitjen e zhvillimit dhe stabilitetit në vendit tuaj, veçanërisht përmes zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

 

Holanda është fuqimisht e angazhuar për të mbështetur dhe ndihmuar Kosovën dhe qytetarët e saj, siç ka bërë edhe në të kaluarën.

 

Ju uroj urtësi dhe suksese në detyrat e rëndësishme që keni para jush.

 

Sinqerisht juaji,

 

Mark Rutte

Kryeministër i Holandës

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)