Kryeministri Hashim Thaçi udhëtoi për në Dubrovnik
Prishtinë, 8 korrik - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar dje për në Dubrovnik, ku do të marr pjesë në Samitin e Kroacisë.
Gjatë qëndrimit në Dubrovnik, kryeministri Hashim Thaçi pritet të zhvillojë takime me kryetarin e Kroacisë, Ivo Josipoviq dhe me kryeministren Jadranka Kosor.
Kryeministri Hashim Thaçi do të zhvillojë takime edhe me pjesëmarrës tjerë të këtij samiti. Në Samitin e Kroacisë marrin pjesë përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe liderët shtetërorë të vendeve të rajonit.