Kryeministri Hashim Thaçi udhëtoi për Bruksel
Prishtinë, 18 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot në mbrëmje udhëtoi për Bruksel, me ftesë të Baroneshës Catherine Ashton.
Kryeministri Thaçi, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel , nesër do të takohet me Baroneshën Ashton, njëherit Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së.
Kryeministri Thaçi në takim do të diskutojë avansimin e agjendës së integrimeve evropiane të Republikës së Kosovës.
Temë tjetër e takimit gjithashtu do të jetë normalizimi i marrëdhënieve ndërshtetërore në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dy shtete të pavarura.