Kryeministri Haradinaj pranon telegram urimi nga kryeministri i Bullgarisë
Prishtinë, 19 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pranuar telegram urimi nga kryeministri i Republikës së Bullgarisë, Boyko Borisov.
Në telegramin e urimit thuhet:
I nderuari z. Kryeministër,
Në emër të qeverisë bullgare dhe personalisht nga ana ime, ju lutem të pranoni përgëzimet dhe përshëndetjet e mia më të sinqerta me rastin e votimit të qeverisë së re në Parlamentin e Republikës së Kosovës dhe për zgjedhjen tuaj si Kryeministër.
Unë besoj se në postin e ri ju do të bëni çdo përpjekje për të zbatuar prioritetet e shpallura nga Ju për qeverinë e re – sundimi i ligjit, integrimi evropian dhe euroatlantik, si dhe dialogu me Republikën e Serbisë.
Jam i bindur se edhe në të ardhmen marrëdhëniet e mira politike midis Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Kosovës do të vazhdojnë të zhvillohen duke u thelluar dhe duke e stimuluar bashkëpunimin mes nesh për interesat e përbashkëta.
Duke ju uruar shëndet dhe suksese në veprimtarinë tuaj shumë të përgjegjshme, Ju lutem, z. Kryeministër, pranoni urimet e mia më të përzemërta.
Boyko Borisov