Kryeministri Edi Rama sot viziton Kosovën
Prishtinë, 13 shtator - Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama, ka vendosur që vizitën e parë jashtë vendit ta bëjë sot në Kosovë.
Rama së bashku me një delegacion të lartë nga Republika e Shqipërisë do të qëndrojë sot në Kosovë, ku me një fjalë rasti do ti drejtohet edhe Kuvendit të Kosovës.
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Kosovës, sot do të zhvillojë homazhe tek varrezat e Jasharëve në Prekaz, si dhe tek varri i presidentit Ibrahim Rugova, në Prishtinë.
Rama ende nuk është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pasi të shtunën bëhet seanca e debatit për programin qeverisës.
Pasi të marrë miratimin e Kuvendit të Shqipërisë, Rama do të vizitojë Brukselin.
Ka pasur më parë debat se cila do jetë vizita e parë e Ramës si kryeministër.