Kryeministri Albin Kurti emëron Jeton Zulfaj dhe Agon Hamza këshilltar politik
Zulfaj mban titullin Master i Shkencave në Çështje Evropiane, me theks në politikën e jashtme dhe të sigurisë nga Universiteti i Lund-it në Suedi.
Është përfitues i bursës nga Instituti Suedez (SI) dhe anëtar i rrjetit global për liderët e ardhshëm.
Ka qenë vullnetar, aktivist dhe anëtar i shoqërisë civile dhe ka punuar në projekte të shumta në përmirësimin e politikave publike në integrimet evropiane, në prokurimin publik dhe politikat kundër korrupsion.
Ndërkaq Agon Hamza ka përfunduar studimet e doktoratës në Filozofi, në Akademinë e Shkencave dhe Arteve në Lubjanë, Slloveni.
Hamza eshtë autor i disa librave dhe eseve e artikujve filozofik dhe mendimit politik.