Kryeministrat në luftë
Prishtinë, 30 tetor - Hashim Thaçi është shndërruar në një monstrum politik për Ramush Haradinajn, e jo më si një partner i mundshëm koalicioni, ashtu siç shihej në vitin 2012 kur lideri i AAK-së ishte liruar nga Haga.
As Thaçi nuk është në gjendje tia shtrojë më tepihun e kuq Haradinajt, sikur atëherë në Aeroportin e Prishtinës ku dy liderët reflektonin si bashkëtriumfues të luftës dhe partnerë politikë.
Paqja e atëhershme u rikthye në rivalitet të tmerrshëm, sidomos gati pesë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të fundit parlamentare.
Tani Thaçi është shndërruar në një armik i përbetuar i Haradinajt, i cili këto ditë ia rikujtoj këtij të fundit se Kosova nuk mund të qeveriset nga liderë që nuk kanë arritur të fitojnë kuotën dyshifrore në ranglistën zgjedhore.
Ky ashpërsim i gjuhës politike nga dy, tashmë të nominuarit për kryeministër të vendit, nga analistët politikë vlerësohet se është pasojë e ngërçit politik dhe humbjes së besimit të ndërsjellë.
/zëri/