Kryekuvendari Krasniqi viziton Kanadanë
Prishtinë, 23 shtator - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, në krye të një delegacioni të Kuvendit të Kosovës, në përbërje të të cilit do të jenë edhe Petar Miletiq, nënkryetar i Kuvendit, Ardian Gjini, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, Hydajet Hyseni, zëvendëskryetar i parë i Komisionit për Punë të Jashtme, do të qëndrojë në një vizitë zyrtare në Kanada nga 25 shtatori e deri më 1 tetor të këtij viti.
Kjo vizitë bëhet me ftesë të kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Kanadasë, Andrew Scheer.
Gjatë vizitës në Kanada delegacioni në krye me Krasniqi do të takohet me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Kanadasë, Andrew Scheer dhe me kryetarin e Senatit Noël Kinsella.
Po kështu, ky delegacion do të zhvillojë takime edhe me personalitete të tjera të larta shtetërore në Kanada.