Kryekuvendari Krasniqi viziton Austrinë
Prishtinë, 13 dhjetor - Me ftesë të kryetares së Këshillit Nacional të Parlamentit të Republikës së Austrisë, znj. Barbara Prammer, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, nga 14 deri më 17 dhjetor do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Austrisë.
Gjatë kësaj vizite kryetari i Kuvendit do të jetë i shoqëruar nga:
nënkryetarët e Kuvendit: Xhavit Haliti e Enis Kervan, si dhe
Blerta Deliu-Kodra e Alma Lama, anëtare të Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane,
Bilall Sherifi,këshilltar i lartë politik i kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe Skender Reçica, këshilltar për protokoll dhe marrëdhënie ndërkombëtare.
Gjatë vizitës zyrtare në Austri delegacioni i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga kreu i legjislativit të vendit Krasniqi, do të pritet në takime të veçanta nga znj. Barbara Prammer, kryetare e Këshillit Nacional të Parlamentit të Austrisë, z. Fritz Neugebauer, kryetar i dytë i Këshillit Nacional të Parlamentit të Austrisë dhe me personalitete tjera të këtij vendi.