05 Maj 2024

Kryekuvendari Krasniqi uron për Ditën e Krishtlindjes

Prishtinë, 24 dhjetor - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi i dërgoi një telegram urimi Shkëlqesisë së tij, Imzot Dodë Gjergji, me rastin e Ditës së Krishlindjes.

„Në këtë ditë të shenjtë është kënaqësi t’Ju uroj Juve dhe nëpërmjet Jush të gjithë besimtarëve katolikë Ditën e Lindjes së Krishtit, ditë që frymëzon njeriun me besimin më të madh te Zoti dhe tek e ardhmja.

Le të jetë kjo festë e madhe edhe një rast për të shpalosur ndjenjat e dashurisë, të respektit, të harmonisë dhe të vullnetit të qytetarëve tanë për të sjellë edhe më shumë lumturi, paqe dhe mbarësi në familjet tona“, thuhet në urimin e Krasniqit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)