Kryekuvendari Krasniqi u nis për vizitë në Gjermani
Prishtinë, 29 nëntor - Me ftesë të kryetarit të Bundestagut Gjerman, Norbert Lammert, kryetari i Kuvendit të Kosovës dr. Jakup Krasniqi, në krye të një delegacioni parlamentar, u nis sot në një vizitë zyrtare në Gjermani, ku do të qëndrojë deri më 3 dhjetor 2011.
Gjatë kësaj vizite delegacioni do të takohet me kryetarin e Bundestagut Gjerman, z. Norbert Lammert, si dhe me udhëheqës tjerë të lartë të trupave të Bundestagut.
Në këtë vizitë, kreu i legjislativit të vendit do të shoqërohet nga Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit, Vjosa Osmani, anëtare e Komisionit për Integrime Evropiane, Donika Kadaj-Bujupi, anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme, Bilall Sherifi, këshilltar i lartë politik i kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe Skender Reçica, këshilltar për protokoll dhe marrëdhënie ndërkombëtare.