Kryekuvendari Krasniqi priti një grup studentësh nga Tirana
Prishtinë, 13 prill - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, kishte sot një takim me një grup studentësh nga Universiteti i Nju-Jorkut në Tiranë. 
Duke përfillur interesimin e studentëve që kishte të bënte me rrugën arsimore, shkencore e politike  të kryekuvendarit,  pjesëmarrjen në lëvizjen çlirimtare të Kosovës, si dhe zhvillimet aktuale në Kosovë, kryekuvendari Krasniqi foli gjerësisht për këto ecuri. 
Moto e takimit ishte se pavarësia e Kosovës, është ngjarja më  e rëndësishme e popullit  shqiptar, që nga Dita e Pavarësisë së Shqipërisë më 1912. 
Shteti pavarur i Kosovës hap perspektiva të mëdha për popullin e Kosovës, por njëherësh shtron edhe obligime për të punuar denjësisht për ndërtimin e tij, pohoi  kreu i Kuvendit të Kosovës, Krasniqi.   
 















