19 Janar 2025

Kryekuvendari Krasniqi priti ministren Kodheli

Prishtinë, 10 janar - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot në një takim Mimi Kodheli, ministre e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë. Duke ia uruar detyrën e ministres, kreu  i legjislativit të vendit, Krasniqi, theksoi se në lëmin e formimit të institucioneve Kosova mund të marrë përvoja të çmueshme nga Shqipëria.

“Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të Shqipërisë dhe Kosovës, sidomos  ndërmjet parlamenteve, qeverive e ministrive përkatëse po ecën një rruge shumë të mirë. Synimi ynë i përbashkët duhet të jetë edhe thellimi i bashkëpunimit ekonomik, drejt krijimit të një tregu të përbashkët, pa pengesa”, theksoi kreu  i legjislativit të vendit Krasniqi.

Kurse Kodheli e vlerësoi nismën për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës, e cila si tha ajo, do të konkretizohet me arritjen e disa marrëveshjeve konkrete në lëmenj të ndryshëm ndërmjet dy shteteve.

“Synim parësor sigurisht se do të jetë edhe heqja e të gjitha pengesave në këmbimet e gjithmbarshme ndërmjet dy shteteve. Kjo tregon se mbledhja e përbashkët e dy qeverive në Prizren nuk do të jetë vetëm  një akt simbolik”, pohoi Kodheli.   


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)