Kryekuvendari Krasniqi niset për vizitë në Hungari
Prishtinë, 28 mars - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, me ftesë të kryetarit të Asamblesë Nacionale të Hungarisë, Laszlo Kover, u nis sot për një vizitë zyrtare katër ditore në Hungari.
Gjatë vizitës zyrtare katër ditore kreu i legjislativit të vendit, në krye të një delegacioni, do të takohet me kryetarin e Asamblesë, kryeministrin dhe personalitete të tjera të këtij vendi
Në delegacionin që e udhëheq kryekuvendari Krasniqi janë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të PDK-së dhe LDK-së, përkatësisht Adem Grabovci dhe Ismet Beqiri, si dhe shefi i kabinetit të kryekuvendarit, Mehmet Hajrizi e këshilltari Skënder Reçica.
Në kuadër të kësaj vizite, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi do të takohet me Laszlo Kövér, kryetari i Asamblesë Nacionale të Hungarisë, Viktor Orbán,kryeministër i Hungarisë, Zsolt Németh, sekretar i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Richárd Horcsik, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane dhe me z. Mihály Balla, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme.