Kryekuvendari Krasniqi do të vizitojë Turqinë
Prishtinë, 23 prill - Me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Madh të Turqisë, Cemil Çiçek, kryetari i Kuvendit të Kosovës,dr. Jakup Krasniqi, nga 24 deri më 28 prill 2012, do të qëndrojë në një vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë.
Me këtë rast kryekuvendari Krasniqi do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Madh të Turqisë, Cemil Çiçek, presidentin e shtetit Abdullah Gul, ministrin e Punëve të Jashtme Ahmet Davutoglu dhe me personalitete tjera të larta të Republikës së Turqisë.