Kryekuvendari Konjufca viziton sot Shqipërinë
Tiranë, 7 qershor - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca sot do të realizojë vizitë zyrtare në Shqipëri.
Gjatë qëndrimin në Tiranë, kryekuâvendari Konjufca do të takojë krerët më të lartë institucionalë të Shqipërisë, presidentin Ilir Meta, kryekuvendarin Gramoz Ruçi dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.
Njëherësh kjo është vizita e parë zyrtare jashtë vendit e Konjufca, në cilësi të kryetarit të Kuvendit.