Kriza politike prek marrëdhëniet Kosovë-BE
Prishtinë, 21 tetor - Ngërçi politik në vendin tonë që po zgjatë që pesë muaj, ka nisur të prekë marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian (BE).
Këtë e bëri të qartë shefi i zyrës se BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, të hënën pas një takimi të zhvilluar prapa dyerve të mbyllura me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Misioni im mbetet të promovoj interesat e BE-së në Kosovë dhe të shtyj përpara marrëdhëniet mes BE dhe Kosovës, që janë bërë mjaft mirë vitet e kaluara, por vonimi i ndërtimit të institucioneve po nis të ketë ndikim në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në, ka thënë ai, duke shtuar se kështu nuk shkon më.
Sipas tij, koha po kalon dhe se BE-ja nuk mundet ti kryejë punët e politikanëve kosovarë.
Zgjidhja duhet të gjendet nga vetë kosovarët, është shprehur Zhbogar.
Ai ka përkujtuar qëndrimin aktual të BE-së se nuk do të përzihet në situatën e krijuar politike në vendin tonë. Gjithashtu ua ka kujtuar klasës politike të Kosovës edhe votat që i kanë marr nga populli.
Udhëheqësit politikë kanë marr përgjegjësi prej votuesve, ka thënë ai.
/Tribuna/