Kriza politike e ka dëmtuar Kosovën në arenën ndërkombëtare
Prishtinë, 9 mars - Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Afrim Hoti, ka vlerësuar se kriza politike e ka dëmtuar në masë të madhe shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Ai në një intervistë për Epokën e re, tha se tashmë është bërë praktikë që Kosova të përmendet në kontekstin e përdorimit të gazit lotsjellës dhe bllokimit të institucioneve.
Hoti ka thënë se zgjedhja e presidentit është zhvillim pozitiv dhe se veprimet e mëtutjeshme duhet ti kontribuojnë funksionimit normal të vendit.
Sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, ai ka thënë se përgjegjësia kryesore bie mbi institucionet vendore të cila nuk i kanë plotësuar të gjitha kriteret.
Sipas Hotit, nuk mund ti jepet liberalizimi i vizave një vendi i cili nuk ka institucione funksionale dhe sundim të ligjit.