19 Janar 2025

Krimi të luftohet në mënyrë sistematike

Prishtinë, 28 prill - Dje ndodhi një aksion i madh dhe i koordinuar midis EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, për arrestimin e shumë të dyshuarve për krim të organizuar, marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Lëvizja për Bashkim, pa rënë ndesh me parimin e drejtësisë mbi prezumimin e pafajësisë, konsideron se ndërmarrja e masave për luftimin e krimit e korrupsionit në Kosovë është e domosdoshme dhe shumë e vonuar. Dëmet që i janë bërë vendit nga kriminelë të ndryshëm që nga paslufta, pa dallim etnie e partie, janë jashtëzakonisht të mëdha dhe me efekte jo vetëm për të kaluarën por edhe për të ardhmen e vendit.

Ne, duke qenë të matur në besimin se kjo luftë kundër krimit të organizuar përbën një qasje sistematike, joselektive dhe të vazhdueshme, kërkojmë nga institucionet e vendit që të kompletohet sa më parë infrastruktura ligjore e nevojshme për luftimin adekuat të krimit dhe të veprohet pa kompromis në këtë drejtim. Nuk mund të ketë drejtësi për të ndershmit përderisa nuk zbatohet drejtësia ndaj kriminelëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)