22 Janar 2025

Kreshnik Gashi emërohet sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme

Prishtinë, 18 shkurt - Qeveria e Kosovës ka emëruar Sekretarin e Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Me vendimin e miratuar sot, nga kabineti qeveritar, Kreshnik Gashi emërohet në këtë pozitë për një mandat trevjeçar.

Në mbledhjen e sotme është miratuar edhe vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për kompensimin e dëmit të shkaktuar nga zjarri në Stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Sipas këtij vendimi, për këtë qëllim janë ndarë mjete në vlerë prej 100,000 euro. 

Në mbyllje të mbledhjes, kryeministri Isa Mustafa, ka kërkuar nga anëtarët e kabinetit qeveritar, që me prioritet të lartë të trajtojnë dhe përgatisin përgjigjet në pyetësorin për Konferencën e Berlinit për Ballkanin Perëndimor, që sivjet do të mbahet në Vjenë. Ministritë duhet të evidentojnë projektet zhvillimore nga fusha të caktuara, dhe të bëjnë prezantimin dhe argumentimin e tyre.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)