20 Janar 2025

Krerët shtetërorë të Kosovës nderohen me Urdhra Papalë të Kalorësisë

Prishtinë, 23 maj - Një ceremoni shumë e veçantë u zhvillua sot në margjina të Konferencës Ndërkombëtare Ndërfetare të organizuar në Kosovë, në kuadër të Javës së Tolerancës dhe Pajtimit, të organizuar nga Ministria e Jashtme e Republikës së Kosovës, në partneritet me Fondacionin “Tony Blair Faith Foundation” dhe Komunitetin e Shën Egjidios, sponsorizuar nga Këshilli Britanik, Ambasada Norvegjeze dhe Ambasada e SHBA-së në Kosovë.

Shkëlqesia e Tij Kardinali Renato Raffaele Martino, Igumen dhe mbajtësi i Urdhrit të Shenjtë Ushtarak Konstantinian të Shën Gjergjit dhe President Emeritus i Këshillit Papnor për Drejtësi dhe Paqe të Selisë së Shenjtë, ndau çmime, si mirënjohje për kontributin vetjak të zyrtarëve të mëposhtëm shtetërorë në mirëkuptimin ndërfetar dhe ndërtimin e paqes në Kosovë dhe në gjithë rajonin: Presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga me Kryqin e Madh të Zonjës, Urdhër Mbretëror i Françeskut të Parë (në mesin e përfituesve të mëparshëm ishin edhe Baronesha Margaret Thatcher, Princesha e Danimarkës, Arqipeshkvi i Canterbury, Presidenti i Malit të Zi, etj); Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi mori titullin Kryqi i Kalorësit të Madh të Urdhrit Mbretëror të Françeskut të Parë të Urdhrit të Shenjtë Ushtarak Konstantinian të Shën Gjergjit; dhe Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi mori titullin e Kalorësit Komandant të Urdhrit Mbretëror të Françeskut të Parë të Urdhrit të Shenjtë Ushtarak Konstantinian të Shën Gjergjit.

Këta tituj të lartë janë dhënë nga Urdhrat Papale të Kalorësisë si mirënjohje për punën e bërë në vitet e fundit në Kosovë nga këta individë për ndërtimin e paqes dhe për shembullin që i kanë dhënë audiencës ndërkombëtare me punën e tyre në dialogun ndërmjet pjesëtarëve të komuniteteve fetare dhe etnike në Kosovë dhe në gjithë rajonin e Ballkanit.
 
Anthony Bailey, njëri nga koordinatorët kryesorë të Titujve/Çmimeve ndërkombëtare dhe të aktiviteteve ndërfetare, tha: “Si një njeri me kontakt 25-vjeçar me Kosovën dhe rajonin, jam shumë i lumtur që prijësit, qeveria dhe populli i këtij kombi historik janë njohur në këtë mënyrë të veçantë nga Princi ynë, Prijësi Kryesor dhe Igumeni Kardinali Kryesor”.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi: “Jam shumë i nderuar që puna që kemi bërë në Kosovë në procesin e pajtimit me fqinjët dhe ish-armiqtë tanë është njohur në mënyrë kaq madhështore me një prej Urdhrave më të rëndësishëm të Kishës Katolike. Kjo na nxitë që të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë në ndërtimin dhe konsolidimin e paqes”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)