29 Prill 2024

Krerët e Vetëvendosjes takohen me Samuel Zhbogar

Prishtinë, 21 shkurt - Sot në zyrat qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE!  u mbajt takimi në mes të Albin Kurtit, kryetar, Shpend Ahmeti, nënkryetar, Xhelal Sveçla, sekretar për marrëdhënie me jashtë, dhe Puhie Demaku, drejtuese e Komitetit për politikë të jashtme dhe diasporë,  dhe  z. Samuel Zhbogar, Përfaqësuesi i posaçëm dhe shefi i zyrës së BE-së në Kosovë dhe Blerta Bejtullahu  analiste politike.

Z. Zhbogar nga ana e tij njoftoi përfaqësuesit e VETËVENDOSJE!-s për angazhimin  dhe prioritetet e zyrës që ai drejton si dhe axhendën e BE-së për Kosovën.

Diskutimi u përqendrua në katër çështje kryesore: sundimi i ligjit, situata ekonomike dhe mundësitë për prosperitet ekonomik, negociatat dhe marrëveshjet me Serbinë si dhe ndryshimet kushtetuese dhe të kodit zgjedhor.

Në takim përfaqësuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! theksuan nevojën e bashkëpunimit bilateral me vendet e BE-së që e kanë njohur Kosovën, si dhe kundërshtuan marrëveshjet me Serbinë që po realizon qeveria e Republikës së Kosovës. 


Po ashtu në këtë takim u prezantuan qëllimet e projektet e VETËVENDOSJE!-s, si dhe programi politik i Lëvizjes, nëpërmjet të cilit propozohen rrugë dhe mënyra për ta dalë nga kriza aktuale politike dhe ekonomike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)