18 Maj 2024

Krerët e shtetit urojnë besimtarët ortodoksë për Krishtlindje

Prishtinë, 5 janar - Me rastin e Krishtlindjes ortodokse, krerët shtetëror i kanë uruar të gjithë besimtarët ortodoksë dhe qytetarët e vendit duke u lutur që kjo ditë të shërbej për të shtuar respektin mes të gjithë qytetarëve.
 

“Me rastin e festës së Krishtlindjes ortodokse, të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë, ju shpreh urimet e mia më të mira.

Festa e Krishtlindjes është një ditë e veçantë për besimtarët ortodoksë. Ajo bart në vete porosinë për paqen, harmoninë, respektin dhe besimin në njëri-tjetrin.

Ndaj, uroj që këtë ditë të shënuar për ju, ta kaloni me njerëzit tuaj të dashur. Uroj që kjo ditë të shërbejë si rast për shtuar respektin mes të gjithë qytetarëve, për të vepruar për një të nesërme edhe më të mirë për të gjithë”, thuhet në telegramin e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka përgëzuar besimtarët ortodoksë të Kosovës.

”Kam nderin dhe privilegjin e veçantë që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim t’ua uroj Festën e Krishtlindjeve Ortodokse”, thuhet në urimin e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi drejtuar besimtarëve ortodoksë me rastin e festës së tyre të Krishlindjeve.

”Kjo festë e gjen Kosovën duke përmbushur agjendën e saj evropiane, të fqinjësisë së mirë me të gjitha vendet, dhe me një synim të qartë për t’u bërë pjesë e vlerave evropiane, duke u integruar në BE dhe në NATO”, thuhet në urimin e Thaçit.

Edhe kryekuvendari Jakup Krasniqi përgëzon qytetarët e besimit ortodoksë

“Me rastin e festës së Krishtlindjeve Ortodokse, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, u drejtohet me një mesazh përgëzimi të gjithë qytetarëve të besimit ortodoksë në Kosovë Në këtë ditë të shenjtë, ai uron besimtarët ortodoks të jetojnë gjithmonë në paqe, tolerancë ndërnjerëzore, mbarësi,begati dhe në harmoni.

Le të jetë kjo ditë frymëzuese për besim më të madh te Zoti, le të jetë motiv shtesë për të shpalosur ndjenjat e dashurisë ndaj njëri tjetrit, të respektit ndaj mendimeve e besimeve të ndryshme në Republikën e Kosovës, theksohet në mesazhin e kryekuvendarit Krasniqi”, thuhet në urim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)