01 Maj 2024

Krerët e shtetit shkojnë në Nju Jork për njohje

Prishtinë, 19 shtator - Presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari-Lila, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci janë vetëm disa nga emrat e zyrtarëve të Kosovës që do të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që ka filluar të martën, ndërsa debati kryesor do të zhvillohet më 25 shtator, ku presidenti i ShBA-së, Barak Obama, do të flasë para liderëve të shteteve të ndryshme të botës.

Përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës pritet ta shfrytëzojnë mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për ta promovuar përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë si dhe për të lobuar për shtimin e numrit të njohjeve .

Ish-shefi i diplomacisë së Kosovës, Skënder Hyseni, ka thënë se mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme e OKB-së duhet të shfrytëzohet nga delegacioni i Kosovës për ta promovuar përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë si dhe për të kërkuar njohje të reja për vendin tonë. “Po ashtu, një rast i mirë për ta promovuar përfundimin e mbikëqyrjes është Asambleja e Përgjithshme.

Shpresoj që kushdo që të shkojë nga Kosova atje, të jetë një delegacion funksional dhe efektiv, e të mos udhëtojë në Nju Jork një grumbull njerëzish rreth 40-50 vetave, siç po proklamohet dhe të mos bëjë asgjë. Pra, kushdo që të jetë pjesë e këtij delegacioni duhet ta shfrytëzojë mirë këtë rast për ta promovuar përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë”, ka thënë Hyseni. (Epoka e re)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)