15 Janar 2025

Krerët e LVV-së vazhdojnë turin e takimeve me liderët evropianë

Bruksel, 29 qershor - Delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje, i përbërë nga Visar Ymeri, Albin Kurti dhe Shpend Ahmeti, është pritur në takim edhe nga eurodeputetët Tanja Fajon dhe Knut Fleckenstein.

Tanja Fajon është anëtare e delegacionit të Parlamentit Evropian për Marrëdhënie me Bosnje Hercegovinën dhe Kosovën, ndërsa Knut Fleckenstein është anëtar i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Parlamentit Evropian. Të dy bashkë janë pëfaqësues të lartë të Grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian.

\"Në këtë takim u diskutua procesi zgjedhor në Kosovë, rezultatet e zgjedhjeve dhe formimi i qeverisë së re bazuar mbi këto rezultate\", thuhet në një komunikatë të LVV-së.

Bëhet e ditur se delegacioni i ka njoftuar eurodeputetët me prioritetet e programit qeverisës së Lëvizjes Vetëvendosje si dhe me faktin që tashmë LVV është subjekti politik më i votuar në Kosovë me 32 deputetë në Kuvendin e ardhshëm.

\"Eurodeputetët e përgëzuan delegacionin për këto rezultate duke diskutuar gjithashtu edhe për një bashkëpunim më të afërt dhe më intensiv mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe social-demokratëve të Parlamentit Evropian\", thuhet në komunikatë.

Delegacioni i LVV do të vazhdojë edhe sot takimet në Bruksel.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)