18 Janar 2025

KREK: RTK të mos i dëgjoj politikanët

Prishtinë, 18 nëntor - Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës ka mbajtur konferencë për media lidhur me mos zbatimin e memorandumit të bashkëpunimit nga ana e Radio Televizionit të Kosovës, i cili parashikohej të  i publikonte e aktivitet e KREK-ut  dhe të rinjve.

Sipas KREK-ut, mbi 21 aktivitete të KREK-ut në të cilat është njoftuar RTK-ja  nuk ka marrë pjesë e në disa raste ka qen e pranishme por  nuk e ka transmetuar ngjarjen.

Senator i Senatit të KREK-ut Alban Beha tha se  afrimi i të rinjve me proceset vendimmarrëse bëhet  duke i mbështetur ata në rrugën e tyre drejt suksesit e jo duke i penguar dhe zhvilluar politika jo në favor të të rinjve por në favor  të politikes e në këtë formë politika të kontrolloj edhe institucionet e të rinjve , e dal nga dal edhe ti ngulfat ato.

Beha duke shtuar se, Radio Televizioni Publik i Kosovës i cili financohet  nga parat e prindërve tanë, nga tatimet tona prin si televizioni i cili i kushton më së paku rëndësi aktiviteteve të të rinjve edhe pse është televizion i cili duhet të jetë në shërbim të informimit të drejt dhe në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës e  të cilët më shumë se  gjysma e përbëjmë ne të rinjtë dhe është keq që ne ironizohemi në këtë formë theksoi , Beha .

Ai ka thënë se Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës, duke dashur që ta zhduk fenomenin e mos përkrahjes së aktiviteteve të të rinjve nga televizioni publik dhe ta kthej ambientin  bashkëpunimit të shkëlqyer  mesë neshë me kërkesën e Këshillit të  Rinisë Evropiane të Kosovës  me datën 20.07.2011 (Nr. Protokollit 2105-11)  është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në mes të Presidentit të KREK-ut dhe Drejtorit Gjeneral të RTK-së z.Sylejman  Shaqiri.

Ky  memorandum është zbatuar deri sa ishte drejtor  Shaiqiri  e më pastaj ka vazhduar avazi i mos publikimit të aktiviteteve të, e më e keqja është se në disa nga aktivitet tona ekipi i Radio Televizionit Publikë ka qenë i pranishëm por  ngjarjen nuk e ka transmetuar dëshmi është që edhe sot në këtë konferencë ku flitet pikërisht për RTK-në ata mungojn, duke  injoruar në këtë formë aktivitet e të rinjve dhe Këshillit të Rinisë Evropiane, duke e ngulfatur ardhmërinë vetëm e vetëm për ti dëgjuar  politikanët që  i menaxhojë drejtuesit e RTK-së nga zyrat partive politike tha Senatori tjetër i Senatit të Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës Xhevdet Abazi.

KREK-u ka kërkuar që ky memorandum të zbatohet e të mos politizohet e të mos keq orientohet  dhe të shfrytëzohet në favor të rinisë. Për këtë memorandum bashkëpunimi  dhe mos zbatimin e tij KREK-u do ta njoftojmë me shkrim Kuvendin e Kosovës përkatësisht komisionin që bën mbikëqyrjen e RTK-së, Komisionin për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media .
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)