KREK përshëndet nismen e kryeparlamentarit Jakup Krasniqi
Prishtinë, 29 dhjetor - Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës përshëndet gadishmërin e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi që është shprehur i gatshëm që të gjitha mjetet që i takojnë atij për dhjetë vitet e tre muajt e vuajtjes se dënimit në burgjet e ish regjimit ti japë në shenjë solidariteti për të financuar studimin e fëmijëve talent të familjevectë varfra, si dhe idenë e krijimit të një fondi nga ana e Shoqatës së të Burgosurve Politik .
Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës( KREK) shpreson dhe beson se ideja e kryeparlamentarit Krasniqi do të ec tutje duke besuar në vullnetin e antarëve të Shoqatës së të Burgosurve Politik , duke pasur parasysh që rinia Kosovare po has në pengesa të mëdha të papunësisë dhe zhvillimit ekonomik dhe se nevoja për një ndihmë të tillë më se e nevojshme e në këtë kohë do të thot investim kapitalin e madh të Kosovës në ardhmërinë e saj ,rininë .
Politika ti ndihmoj rinin kosovare në porcesin e avancimit dhe punsimit
VITI 2013
Po ti studiojmë të kaluarën dhe të sotmen e proceseve politike dhe shtetërore në Kosovë, padyshim, se do të shohim që roli i rinisë në ndryshimin pozitiv të rrethanave të përgjithshme në Kosovë, jo vetëm që ka qenë i madh, por shpeshherë, ka qenë edhe më i fuqishmi dhe prijatar , por aktualisht e sidomos në vitin që po e lëmë pas rina kosovare e ka humbur vullnetin e saj për angazhime pasi që po e shef mungesën e iniciativave nga ana e institucioneve të Kosovës për ti përkrahur dhe jetësuar programet dhe idetë e rinisë Kosovare që ka një kulturë dhe arsimim mirëfilltë që premton shumë.
Pa punësia , korrupsioni në arsim , analfabetizmi në rritje, delikuenca e të miturve , mos rritja e fondeve për aktivitete studentore , izolimi nga lëvizja e lirë në vendet e Evropës , këto janë disa nga elementet që tregojnë pozitën reale të të rinjve të Kosovës gjatë vitit që e lëmë pas .
Pastaj shfrytëzimi i të rinjve nga partitë politike vetëm në kohen e fushatave zgjedhore edhe kjo është një element tjetër që tregon se sa janë të vlefshëm të rinjtë për partitë politike,pasi që kjo tani ka kaluar në traditë dhe për fatkeq po ngulfat integrimin e të rinjve të Kosovës dhe po bllokon proceset integruese ndërsa mendoj që këtë avaz politikanët nuk do ta ndalojnë edhe në vitet vijuese.
2014
Uroj që për vitin 2014 të jetë vit i suksesit dhe i angazhimeve për sektorin e rinisë , ndërsa apeloj tek institucionet të jenë më aktive dhe të punojnë për fuqizimin e vlerave rinore dhe angazhimin e të rinjve , në ndërtimin e shoqërisë së paqes dhe proceseve e vlerave Evropiane.
Mesazhi për politikanët
Angazhohuni më shumë për të punuar në të mirë të qytetarëve të Kosovës në këtë rast të rinjve si dhe mos e pengoni zhvillimin e tyre në kohen e tyre shumë të veçanet si dhe të mos i përdorin ata vetëm në kohë të fushatave zgjedhore duke i trajtuar vetëm si imazh të mire por të krijojnë hapësirë për ta .
KREK-u
Ajo që është shumë e sigurt është se Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës do të jetë më aktivë dhe më kërkues se në të kaluarën dhe se do të mundohet që të rijnë të fuqizohen dhe të kenë rol të rëndësishëm në shtetforcimin e Kosovës