KREK fton të rinjtë të dalin masivisht në zgjedhje
Prishtinë, 2 nëntor - Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës (KREK) ka mbajtur një konferencë për media ku ka ftuar të rinjtë e Republikës së Kosovës që të dalin masivisht në zgjedhjet e 3 nëntorit për t\'i zgjedhur të preferuarit e tyre.
Kryetari i këtij Këshilli Avdullah Hasani tha se duke qenë pjesëmarrës në këto zgjedhje të rinjtë dhe të rejat e Republikës së Kosovës bëhen zë i fuqishëm vendosjes së kërkesave lidhur me objektivat dhe projektet e të rinjve në të ardhmen.
\"Andaj ftojë të rinjtë e vendit që të votojnë kandidatët për Asambletë Komunale që janë në moshë të re, meqenëse vlerësojmë se duke i votuar kandidatët potencial të rijnë në moshë të rijnë afrohen në të ardhmen në strukturën e pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje, e që deri më tani le shumë për të dëshiruar, përfundoi Hasani .