Krasniqit i dorëzohet propozimi i amendamenteve kushtetuese
Prishtinë, 21 mars - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot në një takim kryetarin e Komisionit për Amendamentimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, z. Arsim Bajrami, i cili shoqërohej edhe nga nënkryetarja e këtij Komisioni , Vjosa Osmani.
Me këtë rast kryetarit Krasniqi iu dorëzua teksti i propozim-amendamenteve kushtetuese , të cilat mundësojnë zgjedhjen e drejtpërdrejtë të Presidentit.