Krasniqi zhvilloi takime në cilësinë e presidentit
Prishtinë, 28 Kryeparlamentari Jakup Krasniqi priti drejtues të partive parlamentare në cilësinë e ushtruesit të detyrës së presidentit të Kosovës.
Krasniqi zhvilloi takime me nënkryetarët e partive politike të AAK-së, Blerim Shala, me kryetarin e LDD-së Nexhat Dacin dhe me nënkryetarin e AKR-së, Ibrahim Gashin.
Në takim Krasniqi bisedoi për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke garantuar funksionimin e shtetit edhe pas dorëheqjes së presidentit Sejdiu.
Zoti Krasniqi, gjatë ditëve të ardhshme, po në këtë cilësi, do të presë edhe drejtues të partive të tjera politike.