18 Janar 2025

Krasniqi: Zgjedhjet e lira janë shëndet i demokracisë

Prishtinë, 4 tetor - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot në takim shefin e vëzhguesve të zgjedhjeve në Kosovë, Roberto Gualtieri, me të cilin bisedoi për procesin zgjedhor të 3 nëntorit në Kosovë dhe mundësitë që ky proces të jetë sa më fer dhe demokratik.

Duke shprehur kënaqësinë për prezencën e vëzhguesve ndërkombëtarë në zgjedhje, kryetari Krasniqi theksoi rëndësinë e tyre për Kosovën, për faktin se ato do të mbahen në tërë territorin e Kosovës.

Kryetari i Kuvendit shfaqi besimin që këto zgjedhje do të jenë të lira, fer dhe demokratike. 

“Zgjedhjet e lira janë shëndet i demokracisë. Pa zgjedhje demokratike nuk mund të ketë as institucione demokratike”, u shpreh kryeparlamentari Krasniqi.

Udhëheqësi i vëzhguesve ndërkombëtarë, Roberto Gualtieri, u shpreh i vetëdijshëm për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve dhe të misionit që ai udhëheq, duke shfaqur besimin se prezenca e vëzhguesve ndërkombëtarë do t’i kontribuojë pozitivisht procesit zgjedhor.

Gualtieri e konsideroi të një rëndësie të veçantë mbajtjen e zgjedhjeve në tërë Kosovën dhe sipas ligjeve të saj, ndërsa konfirmoi se misioni i tij do ta mbulojë të gjithë territorin, përfshirë edhe veriun e vendit.

Në takim i bisedua edhe për reformën zgjedhore dhe nevojën e përfundimit të shpejtë të saj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)