Krasniqi vazhdoi takimet me përfaqësuesit e partive politike
Prishtinë, 29 shtator - Ushtruesi i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi u takua sot me kryetarin e Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli dhe me kryetarin e Partisë Liberale Serbe Sllobodan Petroviç.
Në takime u bisedua për situatën politike të krijuar në vend. Krasniqi tha se takimet në kontinuitet do të mbahen edhe me drejtuesit e partive të tjera politike.
Ndërsa Krasniqi i ka deklaruar BBC-së se klima politike në vend është duke imponuar zgjedhjeve të parakohshme, sepse edhe koalicioni PDK-LDK, nuk po arrijnë të bien dakord.
Mësohet se edhe kryeministri i Kosovës dhe kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi është i interesuar për zgjedhje të parakohshme.
Mirëpo në anën tjetër KQZ-ja ka shfaq brengen se nuk është e gatshme për zgjedhje tash për tash.
Mbrëmë deri vonë kryeministri Thaçi ka pasur takime me përfaqësuesit e vendeve të Kuintit, ambasadorët e huaj, EULEX-in dhe përfaqësuesin e zyrës civile ndërkombëtare në Kosovë, Feith.