27 Prill 2024

Krasniqi: Vazhdimi i bisedimeve Kosovë-Serbi në funksion

Prishtinë, 29 mars - Kryeparlamentari Krasniqi ka deklaruar se vazhdimi i bisedimeve Kosovë-Serbi në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve është i mirëseardhur.

Konferenca me temë \'\'Negociatat Kosovë- Serbi, Perspektiva e rajonit në BE\'\' e mbajtur të mërkurën në Kolegjin ISPE ka ngjallur debat dhe replika  mes kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe Sekretarit Shtetëror të Serbisë, Oliver Ivanoviq. 

Ivanoviq ka deklaruar se, Serbia kurr nuk do ta njeh shtetin e Kosovës duke aluduar se heqja dorë nga Kosova do të thotë heqje dorë nga identiteti vet kombëtar dhe shtetëror. Ai ka shtuar se bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë janë kryekëput bisedime politike.

“Pala kosovare dhe serbe edhe nëse bisedojmë edhe për çështjen ujit apo ambientit ato bisedime do të kulmojnë me politik, për faktin se i tillë është mentaliteti i ballkanasve të cilët secilën çëshje e shndërrojnë në politikë”, është shprehur Ivanoviq.

Sipas tij, nuk është e rëndësishmë forma e bisedimeve por përmbajtja dhe se për momentin më me rëndësi është të arrihet një stabilitet politik në Kosovë , duke përforcuar institucionet me një qeverisje të re, se sa çështjet tjera.

Ndërkohë, kryeparlamentari Krasniqi ka deklaruar se një numër i madh i politikanëve të Serbi ende kanë një mentalitet të vjetër duke udhhequr politika të cilat janë tejkaluar shekuj e kaluar. Sipas tij këto politika na kanë lënë mbrapa si dhe i kanë shkaktuar humbje të mëdha popujve të rajonit të Ballkanit.

Krasnqi ka deklaruar se, fjalori i Ivanoviqit duke konstatuar se Serbia kurr nuk do të njeh Kosovën është jo dashamirës dhe nuk i shërben zhvillimeve rajonale, për faktin se edhe Bashkimi Evropian do ti kurr anëtarësimit të Serbisë në këtë organizëm.

Krasniqi ka shtuar se, Serbia por edhe vendet tjera të rajonit duhet ti përqafojnë standardet dhe parimet e BE-së, përndryshe rruga e tyre drejte integrimeve euroatlantike do të jetë shumë e gjatë.

Sipas tij, Kosova është pro bisedimeve, por Serbia është ajo që po e pengon këtë proces.

“Pala kosovare nuk ka qenë kundër bisedimeve në asnjë kohë dhe  vazhdimi i bisedimeve në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve është i mirëseardhur. Identitetet nuk mund të jenë pengesë për proceset, pavarësishtë nga dallimet etnike, fetare kombëtare në rajon. Por bisedimet që nga fillimi kanë hasur pengesa të cilat i ka vendosur Beogradi”, - është shprehur Krasniqi.

Në këtë konferencë ishin të pranishëm edhe ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës, Ernst Reichel dhe Jean François Fitou.

“Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë raportet ndërmjet tyre, nëse dëshirojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Europian. Sepse BE-ja nuk është e interesuar të pranojë në gjirin e saj shtete me çështje të pazgjidhura”, deklaroi ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Ernst Reichel.

Pikërisht për këtë çështje, sic tha ambasadori, BE-ja po ndihmon dialogun mes dy vendeve.

“Por proçesi i normalizimit të marrëdhënieve, besoj që të gjithë këtu pajtohen, kërkon më shumë punë nga Serbia se sa nga Kosova. Situata në të cilën njëra palë cënon funksionimin e një shteti Situata në të cilën njëra palë cënon funksionimin e një shteti tjeter është e papranueshme. Po kështu, edhe kur një shtet organizon zgjedhje në një shtet tjetër nuk është aspak normale. Institucionet parlele të cilat Serbia i mban në Kosovë e pengojnë Serbinë që të bëhet anëtare e Bashkimit Europian”, deklaroi Reichel.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)