Krasniqi uron Schulz për zgjedhjen e tij kryetar i PE-së
Prishtinë, 18 janar - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi ka uruar Martin Schulz, me rastin e zgjedhjes së tij kryetar i Parlamentit Evropian.
\"Duke qenë alternativa e vetme dhe prioriteti ynë strategjik integrimi evropian dhe euroatlantik, ne presim nga Ju dhe nga gjithë miqtë tanë, të na mbështetni edhe në këtë proces historik dhe jetik për popullin e Kosovës, i cili do t\'i sjellë në familjen e madhe të popujve evropianë vlerat e tij antike dhe moderne\", thuhet në urimin e Krasniqit.
Duke vlerësuar lartë marëdhënjet ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Parlamentit Evropian, Krasniqi i ka shkruar Schulz-it se populli i Kosovës pret nga ai dhe miqtë tjerë ndërkombëtarë mbështetjen në rrugën drejtë BE-së si alternativë e vetme dhe proces jetik për Kosovën.