Krasniqi uroi besimtarët katolikë për festën e Krishtlindjes
Prishtinë, 24 dhjetor - Me rastin e Ditës së Krishtlindjes, kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ka uruar Ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji dhe të gjithë besimtarët katolikë të Kosovës.
Në urim, thuhet:
\"I nderuar Imzot Dodë Gjergji,
Kam kënaqësinë që në këtë ditë të shenjtë, t\'Ju uroj Juve dhe të gjithë besimtarëve që ju u prini, Ditën e Lindjes së Krishtit.
Lus Zotin që Ju dhe të gjithë qytetarët katolikë të Republikës së Kosovës, të keni gjithmonë paqe, shumë begati dhe harmoni.
Kjo ditë, e cila frymëzon njeriun me besimin më të madh te Zoti, le të jetë një festë e madhe dhe një rast për të shpalosur ndjenjat e dashurisë, të respektit dhe të vullnetit, për të sjellë edhe më shumë lumturi dhe mbarësi në familjet e të gjithë qytetarëve të Kosovës.