19 Maj 2024

Krasniqi: Thaçi, problemi kryesor i ngufatjes së demokracisë

Prishtinë, 26 shkurt - Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se vendimi i tij për të refuzuar pjesëmarrjen në strukturat drejtuese të Partisë Demokratike janë pasojë e zhvillimeve jodemokratike brenda saj. Krasniqi kritikon kryetarin e kësaj partie Hashim Thaçi për qëndrim autoritar.

Ai mohon të ketë vendosur të largohet nga partia por nuk përjashton forma tjera të veprimit politikë nëse nuk gjinden rrugë për të rikthyer demokracinë brenda saj.

“Po ta merrja vendimin për t’i dhënë fund qenies sime si anëtar i PDK-së, do ta thoja. Por, unë e kam tërheqë një vërejtje dhe kjo nuk është e rastit e as e kohës së re, por ka kohë që kam kërkuar që në kuadër të PDK-së, të zhvillohet një debat demokratik dhe në fund të fundit edhe në PDK të respektohen procedurat demokratike, për të cilat jemi marrë vesh.\"

\"Dhe ato procedura demokratike për të cilat jemi marrë vesh, janë statuti dhe programi i PDK-së. Dhe realisht, kam refuzuar të jem pjesë e organeve të dala nga Konventa zgjedhore, që edhe ashtu nuk është statutare, nuk kam qenë pjesë e saj dhe s’kam dashtë të jem as pjesë e Këshillit drejtues të dalë nga ajo konventë dhe natyrisht së fundi, nuk kam dashur të jem as pjesë e kryesisë”, ka thënë Krasniqi në një intervistë për Zërin e Amerikës.

“Konsideroj se i gjithë procesi ka qenë jodemokratik dhe unë nuk dua të jem pjesë e proceseve jodemokratike. Ne kemi luftuar që të kemi procedura demokratike, kemi luftuar që të kemi procese demokratike dhe në fund të fundit, jemi angazhuar që të kemi veprime demokratike. Dhe derisa këto kanë munguar dhe vazhdojnë të mungojnë, unë nuk dua të jem pjesë e atyre strukturave që nuk respektojnë normat dhe procedurat demokratike”, ka thënë ai.

Krasniqi ka thënë se është duke biseduar me njerëz brenda për brenda Partisë Demokratike, për të gjetur një rrugë dhe një mënyrë për të rikthyer proceset, demokracinë dhe debatin demokratik në PDK.

“Nëse kjo nuk do të jetë e mundur, atëherë do të mendoj edhe për forma të tjera”, tha kryeparlamentari.

Ai ka thënë se “problemi kryesor i ngufatjes së demokracisë, proceseve demokratike dhe procedurave demokratike dhe dokumenteve të PDK-së, është kryetari (Thaçi v.j.), i cili dëshiron që në mënyrë autoritare të vendosë për gjithçka”.

Krasniqi ka thënë se për problemet në PDK ka biseduar në kontinuitet me Thaçin që nga themelimi i partisë, “por në mënyrë të veçantë për këto çështje kam biseduar para zgjedhjeve të fundit për pushtet qendror dhe prej atëherë, mund të themi se ka ekzistuar një debat, por nuk ka qenë gatishmëria e kryetarit të partisë për të zhvilluar debatin brenda për brenda organeve të partisë dhe për të kthyer vendimmarrjen në organet e partisë dhe jo vendimmarrjen individuale”.

Krasniqi thotë se kritikat e tij nuk janë pas zgjedhjeve të vitit 2010. “Janë para zgjedhjeve. Por, në atë kohë kanë qenë brenda për brenda organeve të PDK-së. Pas zgjedhjeve, është krijuar domosdoshmëria që ato veprime që nuk kanë qenë demokratike në kuadër të PDK-së, t’i them edhe para opinionit. Dhe gjithnjë me qëllimin që njerëzit ta kuptojnë dhe atyre që u adresohej kritika, të kuptonin se në demokraci duhet të çmohet mendimi i kundërt, duhet të çmohen idetë e kundërta dhe në fund të fundit, vendimmarrja duhet të jetë e një organi, e përbashkët dhe jo autoritare. Aty ku ka autoritarizëm, nuk ka demokraci”.

Krasniqi në intervistë ka folur edhe për pakon e Ahtisaarit dhe rolin e Parlamentit në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)