Krasniqi: Thaçi, Lushtaku e Grabovci tmë kërkojnë falje
Prishtinë, 30 nëntor - Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi ka kërkuar sot nga Kryeministri Hashim Thaçi nga Kryetari i Komunës së Skenderajit Sami Lushtaku dhe shefi i grupit parlamentar Adem Grabovci që ti kërkojnë falje publike për ofendimet që ia kanë bërë të cilat u zbuluan nga përgjimet e telefonatave që u publikuan një ditë më parë .
Ai ka thënë se nuk është ofenduar Jakup Krasniqi, por është ofenduar Kryetari i Kuvendit të Kosovës, ndërsa ka refuzuar që ti komentoi me tepër duke pohuar se pavarësisht se çka ka ndodhur ai vazhdon të ndihet mirë.
Këto komente ai i bëri pas mbledhjes se Kryesisë së Kuvendit ku është caktuar që sot në ora 14:00 të mbahet një seancë solemne për nder të lirimit të liderit të AAK-së Ramush Haradinaj.