Krasniqi: Supermenat me 5 vende pune
Prishtinë, 10 prill - Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi akuzoi sot qeverinë sa përket zhvillimit ekonomik dhe politikave zhvillimore.
Sipas tij, Kosova nuk ka strategji të vetën të zhvillimit ekonomik dhe nuk ka politika fiskale që do të ishin në shërbim të investiorëve.
Krasniqi ka komentuar edhe raportin e fundit të Agjencisë Kudnër Korrupsionit, sipas të cilit del se një numër i madh i zyrtarëve janë në konflikt interesi, duke punuar në disa vende të punës në të njejtën kohë.
Çfarë supermenash janë ata që të kenë 5 vende të punës në të njejtën kohë, ata përditë e shkelin ligjin dhe askush nuk ua prish tymin e duhanit!\"
\"Në Kosovë përpos që nuk krijohen lehtësi për investitorët që dëshirojnë të investojnë, janë vendosur 1001 pengesa të tjera. Këtyre investitorëve iu lypen para, dëshirojnë të ju hyjnë në hise në investimet e tyre, është shprehur Krasniqi.