20 Janar 2025

Krasniqi: Sulmet ndaj Delawiet, neveritëse

Prishtinë, 21 shkurt - Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se sulmet kundër ambasadorit amerikan, Greg Delawie, janë kundër vetë SHBA-ve.

Sipas tij, këto sulme janë më shumë se neveritëse. “Është paturpësi e llojit të vet edhe tendenca për t\'i arsyetuar këto sulme, të cilat nuk janë në frymën e traditës sonë të respektit, mirënjohjes dhe miqësisë me institucionet dhe popullin amerikan e as në frymën e vlerave perëndimore, të cilat janë vlera të popullit tonë”, ka shkuar Krasniqi në profilin e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se askush mund ta ndryshojë kursin e miqësisë së Kosovës me SHBA-të. “Të gjithë ata që mundohen ta ndryshojnë kursin e miqësisë së përhershme të Kosovës me SHBA-të do të përfundojnë në plehun e historisë si përfaqësues të tendencave antikombëtare dhe antishtetërore, duke marrë përgjigjen meritore nga qytetarët e vendit tonë, të cilët kurrë nuk do të mëshirohen me vlerat kundërcivilizuese, që për fat të keq një grusht njerëzish sot po i promovojnë pa fije turpi”, ka shkruar Krasniqi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)