Krasniqi shqetësime për rastin e familjes së Telit
Prishtinë, 29 qershor - Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka kontaktuar me familjen e ish-komandantit të UÇK-së, Lefter Koxhaj, i njohur si ish-komandant Teli, lidhur me problemin e banimit të tyre në Tiranë.
Krasniqi në komunikimin me familjen i ka shprehur shqetësimin lidhur me ngjarjen e fundit, ku kjo familje u kërcënua për të braktisur banesën ku po jetonin që nga viti 2003 dhe e cila ishte një nga qendrat e banimit të ish-UÇK-së, po që udhëhiqej në emrin e një anëtari të familjes Krasniqi nga Kosova.
Krasniqi ka shfaqur shpresën se ky problem do të gjejë zgjidhje dhe se në ndjekjen e situatës është angazhuar edhe ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë, e cila po mban kontakte me familjen Koxhaj.
Ditë më parë kjo familje u njoftua që ta lëshojë banesën ku po jetonin, e cila ishte dhuruar nga ish-krerë të shtabit të UÇK-së.
Shtëpia ku po banon familja ishte një nga qendrat vendosëse dhe të strehimit të UÇK-së, ndërsa më pas rezultoi se ishte pronësuar nga një familjar i Florin Krasniqit, një nga aktivistët e ish-UÇK-së, aktualisht veprimtar dhe deputet i Lëvizjes \"Vetëvendosje\".