16 Janar 2025

Krasniqi: Shitja e PTK-së ishte e parregullt

Prishtinë, 14 prill - Prishtina zyrtare nuk duhet të ngutet në raport me bisedimet, dhe as të lëshojë pe, qoftë edhe për të arritur marrëveshjen, ndërsa, Beogradi duhet të ndryshojë rrënjësisht kursin e politikës.

Kështu mendon kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në një bisedë për “Zëri”, në të cilën është treguar më opozitar se shumica e anëtarëve të partive opozitare në Kosovë.

Ai mbron qëndrimin e tij se partitë politike janë të lidhura me biznese të mëdha në Kosovë, ndërsa si argument sjell faktin se biznese të caktuara në Kosovë i ikin tatimit duke “injoruar” arkat fiskale, ndërsa bizneseve të vogla, siç thotë ai, iu bëhet presion që ta marrin këtë pajisje.

I pari i Kuvendit është treguar i ashpër edhe për mënyrën se si është shitur PTK-ja. Ai thotë se i tërë procesi ishte me parregullsi që nga fillimi e deri në hapje të ofertave, përfshirë edhe çmimin.

“Organet e ndjekjes dhe hetuesisë në të ardhmen kanë punë për të verifikuar se si është bërë ky privatizim”, nënvizon ai.

Ish-sekretari i PDK-së, që ka hequr dorë nga pozita e anëtarit të Kryesisë, thotë se është duke biseduar me persona të caktuar për të gjetur forma të reja të organizimit politik.

Ai thotë se ndryshimi i statutit të partisë, me ç’rast Kadri Veseli kaloi në pozitën e zëvendëskryetarit nga pozita e nënkryetarit, është bërë në mënyrë të parregullt.

“Vetëm Kongresi mund ta ndryshojë statutin dhe atë pas një debati. As Kryesia dhe as Këshilli Drejtues”, shprehet Krasniqi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)