22 Janar 2025

Krasniqi: Serbët nuk përmbushin asnjë vlerë evropiane

Prishtinë, 15 tetor - Për deklaratën e ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç është kundërpërgjigjur edhe ish-kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi se “serbët nuk mund të përmbushin asnjë vlerë evropiane”. Ish-kryeparlamentari Krasniqi ka theksuar në “Facebook” që “ serbët nuk kanë pranuar asnjëherë fajin për gabimet e tyre dhe për këtë nuk e meritojnë integrimin evropian”.

“Serbia nuk ka faj pse nuk ka kuraje ta pranoj botërisht fajin për gjenocidin e ushtruar në hapësirat e ish-Jugosllavisë. Serbia, nuk ka faj për barbarinë e ushtruar mbi lojtarët shqiptar dhe jo vetëm nga huliganet e shfrenuar, por edhe nga ata që duhet t’i mbronin lojtarët e ekipit të Shqipërisë.

Sipas logjikës suaj: Flamuri i shqiptarëve dhe i Shqipërisë nuk benë të valoj mbi Beograd, ndërsa flamuri i Serbisë mund të valoj gjithandej nëpër Kosovë?! Ju që nuk mund ta pranoni fajin e shkaktuar në një ndeshje futbolli, kur do ta pranoni fajin për gjenocidin e shkaktuar kundër të gjithë jo serbëve në hapësirat e ish Jugosllavisë? Ju nuk mund ta përmbushni asnjë vlerë evropiane.

Ne jemi të bindur se Serbia, e udhëhequr nga nxënësit dhe bashkëpunëtoret e Millosheviqit, nuk mund të merr dhe as duhet të merr rrugëtimin kah integrimi në vlerat evropiane,” shkruan Jakup Krasniqi.

Më herët kreu i diplomacisë serbe Daçiç fajësoi palën shqiptare për ngritjen e flamurit duke e cilësuar si “provokim politik”, për të cilën nuk mbajnë përgjegjësi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)